You are here
Home > Kombëtarja > Spektakli i Bares bën bujë dhe në Spanjë: Po vallëzonte ndaj Grizmanit dhe Lemar!

Spektakli i Bares bën bujë dhe në Spanjë: Po vallëzonte ndaj Grizmanit dhe Lemar!

Keidi Bare ishte padyshim futbollisti më i mirë i Shqipërisë në takimin e luajtur ndaj Francës. Në atë humbje me rezultatin 4-1, mesfushori shqiptar arriti që të bënte disi diferencën në fushën e lojës nga pjesa tjetër e skuadrës.

Momenti që do të mbahet mend dhe që është pasqyruar nga disa media në Spanjë, ishte minuta e 18 e takimit. Atje Bare do të vallëzonte me topin, ndërsa përballë tij kishte dy yje të futbollit botëror si Grizman dhe Lemar. Lëvizje të shumta që do e trullosnin disi Grizmanin për të mos ndërhyrë, pastaj edhe futja e topit mes këmbëve të Lemar. Padyshim që Keidi Bare nuk mund të bënte më mirë në atë rast…

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top