You are here
Home > Kombëtarja > Spektakël në ceremoninë për Hamsik, Reja nderon ish-kapitenin e Napolit

Spektakël në ceremoninë për Hamsik, Reja nderon ish-kapitenin e Napolit

Ashtu siç edhe ishte planifikuar, në ndeshjen e sotme kundër Genk, Napoli ka mbajtur ceremoninë në nder të Marek Hamsik. Gjithçka është zhvilluar në pushimin mes pjesëve, ku ka pasur një spektakël dritash, muzikë, por gjithashtu në ekranin e madh të stadiumit janë janë shfaqur video me imazhet kur lojtari në fjalë mbante veshur fanellën e kaltër.

Në këtë ceremoni nuk mungoi as trajneri i Kombëtares kuqezi, Edi Reja, i cili i dhuroi ish-kapitenit të Napolit një fanellë të skuadrës italiane në mënyrë simbolike për të treguar vlerësimin dhe respektin që klubi gëzon për Hamsik. Ndërkohë arsyeja pse kjo fanellë erdhi nga duart e Rejës, është pikërisht sepse ky i fundit ka qenë trajneri i parë i mesfushorit sllovak.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top