You are here
Home > Futboll Bota > Skautët e Çelsit shkojnë në Holandë për Zenelin, mësohet edhe shifra e anglezëve

Skautët e Çelsit shkojnë në Holandë për Zenelin, mësohet edhe shifra e anglezëve

Një nga futbollistët shqiptarë më të përfolur në këtë periudhë merkato, është pikërisht Arbër Zeneli. Lojtari dardanas prej disa ditësh është vënë nën radarët se gjigandëve anglez të Chelsit, teksa blutë kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e mesfushorit 23-vjeçar.

Në fundjavë në kampionatin hollandez, luhet sfida e rradhës, ku do të ndeshen mes njëra tjetrës Ajaksi dhe Herenveni. Sipas raportimeve të fundit edhe të mediave në Hollandë, veçohet fakti që në këtë sfidë do të ketë edhe disa mysafirë të veçantë. Janë pikërisht disa skautë të skuadrës së Chelsit, të cilët do të ndjekin nga afër mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës.

E gjitha kjo është bërë e ditur edhe më herët, ndërsa tani mësojmë edhe vlerën që anglezët kanë gati për Zenelin. Sipas asaj që përflitet nga ana e mediave në Holandë dhe Angli, bëhet fjalë për 5 milionë paundë, për të marrë shërbimet e Zenelit.

Kujtojmë që kontata e 23-vjeçarit me ekipin hollandez, skadon në verën e këtij viti, teksa drejtuesit e saj, nuk kanë ndërmend që një talent i tillë të largohet me parametra zero. Tashmë çdo gjë është nën këmbët e Arbërit, ku do t’u tregojë skautëve se është në gjëndje që të veshë fanellën e Chelsit të drejtuar nga Sarri ndaj një kundërshtari si Ajaksi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top