You are here
Home > Kombëtarja > Skandali/ Eros Grezda godet me grusht kundërshtarin pas humbje, ndërhyn policia dhe ngrihet padi

Skandali/ Eros Grezda godet me grusht kundërshtarin pas humbje, ndërhyn policia dhe ngrihet padi

Eros Grezda po rrezikon karrierën dhe këtë herë nuk bëhet më fjalë për një çështje që mund të anashkalohet lehtë. Sulmuesi shqiptar e ka humbur tërësisht qetësinë dhe nuk është më si më herët kur ishte vendimtar edhe te Shqipëria.

Në ditën e djeshme Rijeka ka mposhtur me përmbysje 3-2 Osijekun. Shumë diskutime do të kishte edhe për arbitrin e ndeshjes, ku sipas miqëve bëri gjithçka që ndeshja të fitohej nga Rijeka. Kjo ndeshje u mbyll në 90 minuta, por jo për Eros Grezdën.

Ky i fundit e dërgoi me tre pjesë ndeshjen dhe e vendosi vetë, megjithëse këtë herë jo me ndonjë gol të shkëlqyer. Sipas “Sportske.jutarnji” vjen edhe skenari i incidentit të ndodhur. Grezda ka pritur autorin e golit të dytë të Rijekës, Antonio Mirko Çolak që të dalë nga dhoma e zhveshjes.

Menjëherë ka shkuar për t’i hedhur diçka sipas të pranishmëve, ndërsa Çolak e ka pyetur se çfarë dëshiron? Kaq ka mjaftuar, sharje dhe konfrotim verbal, përpara se të përdorte edhe grushtin. Lojtari i Rijekës ka pësuar dëmtime të vogla, por me inatin e madh ka qendruar për shumë kohë në stadium.

Kështu ka bërë edhe denoncimin në polici për Grezdën, ndërsa edhe vetë klubi do të ngrejë një padi për lojtarin shqiptar, në mbrojtje të Antonio Mirko Çolak. Sipas asaj që përflitet ka edhe pamje video të këtij sherri, ku Grezda mund të rrezikojë një dënim shembull duke i’u hequr mundësia që të luajë për një kohë të gjatë. E ndërkohë vetëm para pak muajsh ishte sërish në kryeqendër të skandalit, teksa pështynte me të rinjtë e Rangersit një lojtar të Balleyna. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top