You are here
Home > Futboll Bota > Skandal/ Manchester United bën gafën e madhe me Kosovën, e fshin menjëherë postimin për Matiç

Skandal/ Manchester United bën gafën e madhe me Kosovën, e fshin menjëherë postimin për Matiç

Skandalet nuk kanë fund në futbollin anglez, ku këtë herë është përfshirë skuadra e Manchester United. Një prej lojtarëve të tyre, Nemanja Matiç, është prononcuar në një intervistë për gjigandët e “Premier Ligës” dhe si çdo herë tregohet edhe prejardhja e furbollitstit.

Natyrisht, lojtari është nga Serbia dhe përfaqëson këtë shtet dhe deri këtu është çdo gjë e natyrshme. Ajo çka të bënë përshtypje, është harta e Serbisë që kanë vendosur anglezët, sa i përket vendlindjes së Matiç. Kjo hartë nuk është normale, pasi në të përfshihet edhe Kosova, gjë kjo që ka ngjallur shumë polemika, me orën mbrapa të ngelur te Manchester United.

Nisur nga reagimet e shumta dhe të ashpra të tifozëve shqiptarë në “Facebook”, positmi është fshirë menjëherë nga skuadra angleze. Një ekip si Manchester Unitetd është shumë i populluar dhe ka tifozë e sportëdashës anë e mbanë globit, prandaj nuk i lejohet të bëjë gabime të tilla. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top