You are here
Home > Kombëtarja > Sjellja e pakuptimtë e Turqisë, heq dorë nga vendimi për të bllokuar tifozët shqiptar

Sjellja e pakuptimtë e Turqisë, heq dorë nga vendimi për të bllokuar tifozët shqiptar

Një situatë tërësisht e pakuptimtë u krijua nga Turqia në ditën e sotme për ndeshjen që do të zhvillohet me Shqipërinë. Kështu, vendasit nuk janë treguar edhe aq mikpritës duke nxjerrë disa probleme të pakuptimta dhe duke bllokuar biletat për tifozët kuqezinjë. Gjithsesi gjithçka u zgjidh edhe pas ndërhyrjes së ardhur nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Një njoftim i fundit vjen nga ana e FSHF-së, ku theksohet se 1000 vendet e lira kanë dalë sërish në treg, me tifozët kuqezinjë që mund t’i blejnë biletat për të qenë në “Sukru Saraçoglu” pa asnjë problem të vetëm.

Njoftimi i plotë

“Të gjithë tifozët kuqezi që dëshirojnë të sigurojnë një biletë për ndeshjen e nesërme, mund të shkruajnë nga ky moment në këtë adresë email-i: [email protected] ose të telefoni në këtë numër telefoni: +355698296604”, thuhet në njoftim.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top