You are here
Home > Kryefaqja > Situata qesharake ndodh në Kroaci, Uzuni dhe Kastrati braktisin ndeshjen pa drita

Situata qesharake ndodh në Kroaci, Uzuni dhe Kastrati braktisin ndeshjen pa drita

Një episod vërtet i veçantë ka ardhur në kampionatin kroat, atje ku Zapresiç u përballë ndaj Lokomotivës së Zagrebit. Por në minutën e 38 të takimit futbollistët duhej të dilnin nga fusha dhe të ndëprisnin ndeshjen, për shkakun e dritave.

Energjia ra në stadium dhe nuk kishte rrymë që të siguronte vazhdimin normal të ndeshjes. Pavarësisht dëshirës për të rregulluar menjëherë problemin, u vendos që kjo përballje të shtyhet për ditën e nesërme. Rezultati është në shifrat 0-0, ndërsa ende nuk është caktuar orari i saktë se kur do të vazhdojë ndeshja në fjalë. Uzuni dhe Kastrati ishin nga minuta e parë te Lokomotiva e Zagrebit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top