You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Situata/ Mes Shqipërisë dhe Kosovës, lojtari i Winterthur merr kohë për vendimin

Situata/ Mes Shqipërisë dhe Kosovës, lojtari i Winterthur merr kohë për vendimin

Një çështje e përfolur shumë në mediat sportive gjatë kohës së fundit, është ajo e lojtarit të Winterthur, mbrojtësit Valon Hamdiu. Lojtari që ka lindur në trevën shqiptare të Maqedonisë, ka pasur disa vizitorë të veçantë gjatë ditës së djeshme në stadium.

Bëhej fjalë për trajnerin e Shqipërisë U-21, Alban Bushi. “Po është e vërtetë, ne jemi në bisedime për Kombëtaren U-21 të Shqipërisë. Më shumë për momentin nuk mund të them. Këto bisedime më të detajuara ishin nga babai im me trajnerin Alban Bushi, pasi unë isha i impenjuar në fushë me ekipin e Ëinterthur”, ka thënë Hamdiu për “Shqiperia.ch” gjatë ditës së sotme.

Por ndërkohë në Kosovë është zyrtarizuar se ky futbollist ka zgjedhur dardanët dhe gjithçka është vulosur. E vërteta është se futbollisti në fjalë nuk e ka bërë ende zgjedhjen e tij dhe ka marrë kohën, për të vendosur më vonë për gjithçka. Për momentin nuk ka munguar interesimi i vazhdueshëm edhe i Kosovës, për ta pasur pranë Hamdiun. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top