You are here
Home > Kombëtarja > Sirena ruse në drejtim të kapitenit të Shqipërisë U-21, ekipi i Roshit e do në janar

Sirena ruse në drejtim të kapitenit të Shqipërisë U-21, ekipi i Roshit e do në janar

Sherif Kallaku është një nga prodhimet më të mira që ka nxjerrë futbolli shqiptar. Mesfushori që luan me Teutën ka fantazi dhe qasje tjetër në lojë, duke bërë diferencën në fushë. Kjo ka bërë që edhe interesimet nga ekipet jashtë Shqipërisë të mos mungojnë, ndërsa në këtë mënyrë kuptohet edhe dëshira e këtij mesfushori për të qendruar te Teuta.

Pavarësisht interesimit të ekipeve të tjera elitare në Shqipëri, Kallaku e priste momentin për t’u transferuar në një tjetër kampionat. Artan Shyti që ishte i ftuar në emission “Pressing” ka zbuluar edhe një detaj.

Kështu, sipas tij, Kallaku do të largohet në janar te ekipi i Akhmat Grozny, atje ku gjendet edhe futbollisti tjetër i Shqipërisë, Odise Roshi. Kjo do të ishte njëkohësisht edhe lëvizja më e bujshme nga kampionati shqiptar për merkaton e janarit, pa harruar dhe ndonjë zhvillim që mund të na vijë nga Nuabueze.

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top