You are here
Home > Boks > Si Muhamed Ali! Uldedaj shpallet kampion bote te të rinjtë, në lot feston para publikut shqiptar

Si Muhamed Ali! Uldedaj shpallet kampion bote te të rinjtë, në lot feston para publikut shqiptar

“Dua të jem shqiptari i parë që e ngre këtë flamur dhe e shpall vendin tim si kampion bote. Më quajnë gjerman, por nuk jam i tillë, vetëm sa stërvitem në një palestër gjermane”, kështu do të shprehej boksieri Uldedaj përpara nisjes së takimit.

Luftëtari shqiptar ka arritur të fitojë edhe këtë herë, teksa ka mundur Nicolas Leandro Alganaraz me pikë. Nuk ka rivalë për boksierin Uldedaj, që duket se askush nuk e ndal në rrugën e tij.

Kjo ishte ndeshja e 10 e zhvilluar nga ana e Jurgenit, që i ka fituar të gjitha. Emocione të mëdha në ring, pasi dueli është zhvilluar në Tiranë dhe mbështetja e publikut ka qenë e pranishmë në çdo sekondë të duelit. Me staturën e Muhamed Ali dhe me lot në fundin e ndeshjes, luftëtari shqiptar ka dhuruar një ndeshje fantastike në sytë e publikut shqiptar duke i dhuruar humbjen e parë boksierit argjentinas. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top