You are here
Home > Futboll Bota > Shuplakë dhe shkulje flokësh, karton i kuq i merituar për Ronaldon

Shuplakë dhe shkulje flokësh, karton i kuq i merituar për Ronaldon

Padyshim sjellje fëmijnore nga një “yll” i futbollit botëror. Kristiano Ronaldo hyri në histori këtë mbrëmje. Jo për ndonjë magji nga ana e tij siç jemi mësuar të shohim, por duke marrë karton të kuq. Portugezi ishte dënuar 5 herë të tjera me karton të kuq në kampionatin anglez dhe atë spanjoll.

Por ndaj Valencias, 33 vjeçari “futi në xhep” kartonin e parë të kuq në kompeticionin e tij të preferuar, atë të Uefa Champion League. Kur kishin kaluar më pak se 30’ minuta lojë nga starti i ndeshjes, Ronaldon nuk e mbajtën nervat më. Gjatë një aksioni ai e gjeti veten në  përplasje trupore me Murilon. Ndaj këtij të fundit, sulmesi I juventinëve shkarkoi si fillim një shuplakë në pjesën e kokës.

E si mos të mjaftonte kjo, Ronaldo vijoi edhe me tërheqje flokësh ndaj kundërshtari. Veprime totalisht antisportive, të cilat nuk e lanë të mendohet dy herë gjyqtarin e ndeshjes. Karton i menjëhershëm nga ana e arbitrit kryesor, duke i faturuar sulmesit një start demoralizues dhe tërësisht të merituara pas atyre sjelljeve të pahijshme./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top