You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria U-20 zbret në fushë ndaj Kroacisë, Erald Lakti dhe Rezart Rama të grumbulluar

Shqipëria U-20 zbret në fushë ndaj Kroacisë, Erald Lakti dhe Rezart Rama të grumbulluar

Shqipëria U-20 do të zhvillojë një përballje miqësore ndaj Kroacisë U-20. Ndeshja do të zhvillohet në datën 16 nëntor dhe forcat do të maten në orën 14:00 në “Elbasan Arena”. Në drejtimin e trajnerit Ilir Biturku, kuqezinjtë do të kërkojnë që të dalin me sukses nga kjo përballje.

Dy lojtarët më të përmendur të këtij ekipi janë Erald Lakti dhe Rezart Rama. Për këtë të fundit ka pasur shumë polemika dhe ka qenë dëshira e Greqisë për ta marrë në Kombëtaren e tyre. Por këtë herë do të jetë pjesë e grumbullimit te kuqezinjtë. Gjithashtu edhe ish-kapiteni i të rinjëve të Fiorentinës, por që tani është në huazim te Gubio, Erald Lakti, do të jetë pjesë e këtij ekipi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top