You are here
Home > Kombëtarja U-16 > Shqipëria U-16 shkatërron Lituaninë, shkëlqen e gjitha dhe “shëron sëmundjen e vjetër”

Shqipëria U-16 shkatërron Lituaninë, shkëlqen e gjitha dhe “shëron sëmundjen e vjetër”

Shqipëria U-16 ka shkëlqyer e gjitha në turneun që ka zhvilluar në Turqi. Futbollistët e Elvin Beqirit këtë herë kanë mundur me rezultatin 3-0 Lituaninë. Në minutën e 26-të ka ardhur edhe goli i parë i takimit, falë realizimit të Bajraktarit, që kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë me Bjellorusinë.

Me fillimin e pjesës së dytë, do të ishte Neziri që do të gjente golin e dytë, ndërsa në minutën e 77-të do të mendonte Çereni, për të mbyllur gjithë historikun e takimit. Ndërkohë në turneun “International U-16 Tournament” që u zhvillua në Turqi, kuqezinjtë e vegjël kanë marrë dy fitore në tre takime.

E vetmja humbje ishte ajo ndaj vendasve me rezultatin 1-0, ndërsa do të mposhtnin Bjellorusinë dhe Lituaninë. Më e bukura e këtij turneu, mund të quhet realizimi i golave nga kuqezinjtë e vegjël. Në pjesën më të madhe të rasteve, Shqipëria ka vuajtur në aspektin e sulmit dhe gjetjen e golave, por këtë herë janë realizuar 4 të tilla në 3 takime. /Shqiperia.ch/

5 Prill, Shqipëri 1-0 Bjellorusi

17 Prill, Turqi 1-0 Shqipëri

19 Prill, Lituani 0-3 Shqipëri

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top