You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria me Beqirin merr fitoren e parë, vendos goli nga goditja e dënimit dhe Mitaj

Shqipëria me Beqirin merr fitoren e parë, vendos goli nga goditja e dënimit dhe Mitaj

Shqipëria U-17 e cila drejtohet nga Elvin Beqiri ka marrë fitoren e parë në turneun “Meredez Benz Cup 2019”. Kuqezinjtë kanë fituar ndaj Moldavisë me rezultatin 1-2, falë golit nga goditja e dënimit nga Ilir Gjuzi dhe kapitenit Mario Mitaj.

Moldavët kanë ngushtuar diferencat me Fraten në minutën e 82, por pa e ekuilibruar sërish takimin. Kjo ishte fitorja e parë në drejtimin e grupmoshave edhe për Elvin Beqirin, që e ka marrë U-17 vetëm para pak kohësh.

Më parë kuqezinjtë e vegjël ishin mundur nga Anglia me rezultatin 2-0, ndërsa kanë pësuar edhe një humbje me Turqinë në rezultatin 3-1. /Shqiperia.ch/

14 Janar, Angli 2-0 Shqipëri

15 Janar, Turqi 3-1 Shqipëri

17 Janar, Moldavi 1-2 Shqipëri

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top