You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria jep shpresë për të ardhmen, kuqezinjtë bindin përballë kundërshtarëve botërorë

Shqipëria jep shpresë për të ardhmen, kuqezinjtë bindin përballë kundërshtarëve botërorë

Futbolli shqiptar çdo ditë e më tepër duket se po zhvillohet dhe po arrin atë nivelin që të gjithë tifozët apo edhe vetë trajnerët kërkojnë. Një shembull të zhvillimit na jep kombëtarja U-20 e Shqipërisë. Një grup moshë e krijuar së fundmi pasi nuk kishte ekzistuar më përpara. Kuqezinjtë po japin shembullin se si me anë të punë dhe përkushtimit arrihen rezultatet, por kryesisht edhe zhvillimi dhe afrimimi i elementëve të rinj dhe cilësorë.

Më 15 maj, kombëtarja U-20 e drejtuar nga një figurë e mirënjohur si Ilir Biturku zhvilloi një miqësore kundër Katarit U-23. Ndeshja u mbyll në një barazim 1-1 dhe shumë kujt  ndoshta nuk i bën përshtypje një rezultat i tillë, por është me të vërtetë një sukses. Pse mund të thoni ju ? E para kjo ishte ndeshja e parë zyrtare në historinë e kombëtares U-20 dhe u mbyll me një rezultat pozitiv. Një arsye tjetër është se sipas informacioneve ekskluzive për “Shqipëria.ch”, ekipi i Katarit kishte 3 javë që zhvillonte përgatitjet në Francë ndërsa 20-vjeçarët tanë u grumbulluan vetëm për 4 ditë dhe të gjithë vinin nga aktivitetet sportive me klubet e tyre.

Gjithashtu ky ekipi i Katarit duket se do formonte bazën e atij që do përfaqësonte përfaqësuesen aziatike në Kupën e Botës 2022. Pra “peshorja” ndoshta peshonte në favor të Katarit dhe pavarësisht kësaj, Shqipëria mori një barazim me vlera. Vlen të theksohen edhe mungesat e kombëtares së drejtuar nga dyshja Biturku-Uku, ku elementët më të shumtë vinin nga kampionati shqiptar me emra si Qarri, Lekaj, Ismajilgeci, Cara, Celhaka, Coba, Oshafi, Marku e të tjerë. Por gjithashtu edhe dyshja Sala-Gruda që së fundmi luajnë në Maltë me La Valleta. Madje sulmuesi Gruda realizoi edhe golin për kuqezinjtë.

Për këta djemë duket një e ardhme e ndritur dhe dyert e kombëtares do jenë të hapura gjithmonë për ta. Nën drejtimin e Biturkut si trajner kryesor, Olsi Ukut si zëvendës trajner dhe Dritan Kristidhit si trajner portierash kjo kombëtare ka marrë një identitet dhe do vijojë që ta nderojë fanellën kuqezi. /Endri Cinari- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top