You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria e yjeve humbet nga penalltitë, ndeshja u mbyll me protestat e Italisë

Shqipëria e yjeve humbet nga penalltitë, ndeshja u mbyll me protestat e Italisë

 Shqipëri-Itali (Yjet) 1-1

Penalltitë 2-3 Gabon nga pika e bardhë Duro.

 

34′ Erjon Bogdani vendos baraspeshën në sekondat e fundit. Yjet e Italisë protesta drejt gjyqtarit të ndeshjes.

 

21′ Alban Bushi sjell rastin më të rrezikshëm për Shqipërinë, godet traversën nga distanca.

15′ Largohet Strakosha, futet Beqaj. Strakosha pas zëvendësimit për Supersport: “Mos qesh se mosha bën të vetën. Te ajo pritja as vetë nuk e di si rashë”.

11′ Vjen goli i parë me parabël nga Esposito Shqipëri-Itali (Yjet) 0-1

9′ Foto Strakosha bën pritjen e parë dhe shfaq lumturinë duke qeshur, ovacione edhe nga yjet e Greqisë.

3′ Largohet Igli Tare, në vendin e tij Erjon Bogdani. Tare për “Supersport”: “Kemi kohë që e kemi lënë futbollin dhe duhej të ruheshim nga ndonjë dëmtim”.

Vetëm pak minuta kanë mbetur nga nisja e ndeshjeve të yjeve, atje Shqipëria do të ketë përballë Greqinë, Turqinë dhe Italinë. Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë ka organizuar këto miqësore të veçanta që lekët e përfituara nga shitja e biletave të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Ndeshja e parë e kuqezinjëve do të jetë ajo ndaj Italisë. Sa i përket formacionit zyrtar me trajner Ilir Shulkun, janë lënë jashtë Adrian Aliaj, Alban Bushi dhe Redi Jupi. Ndërsa nga ana tjetër është De Biazi në krye të Italisë si trajner.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top