You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria e Elvin Beqirit mëson grupin e Europianit, na bie në short edhe Portugalia

Shqipëria e Elvin Beqirit mëson grupin e Europianit, na bie në short edhe Portugalia

Ditën e sotme është hedhur shorti për kualifikueset e kampionatit europian për Kombëtaret U-17. Ky short u zhvillua në Nion të Zvicrës. Në total janë 13 grupe të cilat plotësohen nga 4 ekipe Kombëtare U-17.

Përsa i përket kuqezinve tanë të vegjël, goglat i rezervuan grupin A, ku do të kenë përballë Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Një grup ky paksa i vështirë për djemtë e Elvin Beqirit që gjithsesi do të provojnë mundësitë e tyre. Këto eleminatore do të zhvillohen në Portugali në datë 13, 16 dhe 19 nëntor 2019.

Kombëtaret që do të kenë mundësi të kualifikohen për Kampionatin Europian U-17, do të jenë skuadrat që rënditen në vendin e parë dhe të dytë. Një mundësi kanë edhe ato ekipe që e mbyllin në vendin e tretë apo të katërt, pasi mund të kualifikohen edhe katër vëendet e treta më të mira. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top