You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria e Beqirit shkëlqen, mund Bjellorusinë falë Bajraktarit

Shqipëria e Beqirit shkëlqen, mund Bjellorusinë falë Bajraktarit

Ditën e sotme Shqipëria U-16 ka arritur të marrë një fitore tepër të çmuar ndaj Bjellorusisë, teksa djemtë e vegjël të Beqirit arrirën të fitonin me rezultatin 1-0.

Kjo sfidë është luajtur për turneun Internacional të ekipeve Kombëtare 16 vjeçare e cila zhvillohet në Turqi.
Djemtë kuqezi përveç bjellorusëve, gjenden në grup edhe përballë Lituanisë dhe vendit organizator, Turqisë. Pikërisht me këta të fundit do të jetë edhe sfida e rradhës e Shqipërisë U-16, të cilët do të përballen ditën e mërkurë në orën 16:00.

Përsa i përket sfidës së sotme, golin e vetëm të takimit e gjeti Bajraktari në minutën e 39, ku me këtë triumf, kuqezinjtë e vegjël e shohin veten aktualisht në vendin e parë të grupit, me tre pikë. Duket se skuadra e Beqirit e ka nisur me këmbë të mbarë këtë edicion, e cila shikohet si një sprovë e vërtetë për djemtë që aspirojnë të jenë protagonistë të Kombëtares  A në një të ardhme./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top