You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria dhe Kosova/ Një përshkrim ideal, kombi vjen përpara shtetit

Shqipëria dhe Kosova/ Një përshkrim ideal, kombi vjen përpara shtetit

Në kohët e fundit, me daljen e Kosovës dhe pranimin e saj në organizmat më të lartë të futbollit, janë bërë ndarje të ndryshme nga personalitete të njohura. Madje shpeshherë dhe me pa të drejtë dardanët quhen si Kombëtare, megjithëse saktësisht duhet të citohet “përfaqësuese”.

Mund të duken si detaje të vogla në pamje të parë, por disa gjëra duhet të qartësohen që në fillim, për të mos i lënë vend frymës së gabuar dhe përçarjes që nuk i shërben askujt, përveçse palës së tretë që gjenden në shtetet afër nesh.

Por si do të ishte edhe përkufizimi më perfekt për këtë situatë? Një sqarim i ardhur nga Parim Lepaja, nuk lë vend për më shumë diskutime. Kosova përfaqëson qytetet e saj shqiptare dhe kërkon një përkrahje në aventurën e saj. Por nga ana tjetër, Shqipëria ka pas saj gjithë kombin.

“Përfaqësuese/Kombëtare?. Ta thjeshtojmë pa folklore. Të dya janë përfaqësuse, ama pyetja është se cila dhe çfarë përfaqëson? Ekipi i Kosovës prezantohet me himnin dhe flamurin e shtetit të Kosovës dhe lojtarët janë nga Prishtina, Prizreni, Vushtrria,Peja… pra ky ekip përfaqëson shtetin e Kosovës. Ekipi i Shqipërisë prezantohet me himnin dhe flamurin kombëtar dhe lojtarët janë nga Prishtina, Vlora, Bujanoci, Kumanova…dmth ky ekip përfaqëson kombin shqiptar. Për mua personalisht Kombi vjen para shtetit kështu që: “Forca Shqipëri”, shkruhet nga ana e Parim Lepajas”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top