You are here
Home > Futboll Bota > “Shqiperia.ch” siguron videot e golave, shihni realizimet e Armando Brojës ndaj Arsenalit U-18

“Shqiperia.ch” siguron videot e golave, shihni realizimet e Armando Brojës ndaj Arsenalit U-18

Armando Broja vazhdon me shkëlqimin e tij te klubi i Chelseat U-18. Pikërisht siç do të bënte kohë më parë me fanellën e të rinjëve të Shqipërisë. Rezultati është gjithmonë i njëjtë, nëse ky sulmues ndodhet në fushë, atëherë do të jetë e vështirë që të mos shënoj.

Në ndeshjen e parë të kampionatit gjatë paradites së sotme, Broja realizoi dy gola në fitoren me rezultatin 1-2 ndaj Arsenalit U-18. Më mirë? Sigurisht që nuk kishte se ku të shkonte. Për të siguruar video të golave nga ana e grupmoshave është thuajse e pamundur, por “Shqiperia.ch” ka arritur t’i siguroj. Më poshtë mund t’i shihni golat, ndërsa te realizimi i dytë shihet edhe kualiteti i Brojës ku i shkëputet kundërshtarit me shpejtësi të madhe dhe me zotërimin e topit. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top