You are here
Home > Kombëtarja U-21 > “Shqiperia.ch” publikon pamjet, Broja dhe goli i dytë i Shqipërisë U-21 si…Barcelona

“Shqiperia.ch” publikon pamjet, Broja dhe goli i dytë i Shqipërisë U-21 si…Barcelona

Shqipëria U-21 ka fituar një tjetër ndeshje miqësore ndaj Uellsit U-21, me fitoren e pastër 3-1. Autorët e golave do të ishin Bullari, Mala dhe Broja. Ky i fundit vendosi takimin edhe herën e parë, atje ku Shpresat tona ia dolën në shifrat 2-1.

“Shqiperia.ch” ka siguruar pamjet e golave të Kombëtares tonë që drejtohet nga Alban Bushi. Goli i parë do të vinte pas gjuajtjes fantastike të Kallakut, që u ndal në shtyllë fatkeqësisht, por Bullari nuk do të gabonte për ta dërguar në rrjetë.

Për t’u ndalur pak në golin e dytë, atje ku kuqezinjtë tanë ngjajnë paksa me Barcelonën. Një aksion që nis që nga portieri, ndërsa pas 12-13 pasimeve të suksesshme, Sherif Kallaku do të hapte një top fantastik për Esat Malën, që nuk do të gabonte përballë portierit.

Në fund nuk kishte sesi të mos ishte protagonist edhe Armando Broja. Sulmuesi i Chelseat ka treguar gjatë gjithë kësaj kohe se ka një nuhatje të frikshme përpara portës, duke shënuar edhe në ndeshjen e dytë ndaj Uellsit. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

(Bullari Goli)

(Mala Goli)

(Broja Goli)

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top