You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shpresat e Bushit zbresin në fushë, Kosova kërkon të hakmerret për…Shqipërinë

Shpresat e Bushit zbresin në fushë, Kosova kërkon të hakmerret për…Shqipërinë

Në ditën e sotme do të rikthehen në fushën e lojës edhe përfaqësueset e 21-vjeçarëve, për të zhvilluar takimet e tyre sa i përket kualifikueseve të europianit.

Çështja e Shqipërisë është e mbyllur prej kohësh, teksa kuqezinjtë nuk kanë asnjë shpresë për një kualifikim të mundshëm. Të gjendur në vendin e parafundit të renditjes, kuqezinjtë e vegjël do të kërkojnë t’i mbyllin me nder këto takime, pasi do të ndeshen me Estoninë e vendit të fundit.

Nga ana tjetër, Kosova do të luajë në transfertë, atje ku Shqipëria humbi vetëm pak ditë më parë, në Izrael. Për të marrë hakun e kuqezinjve, “dardanët” do të japin gjithçka në fushën e lojës. Matematikisht Kosova U-21 është ende në garë për një kualifikim të mundshëm, por duke parë kalendarin e ndeshjeve të fundit, Norvegjia duket të jetë skuadra që do i bashkohet Gjermanisë për kalimin e grupit, pasi e luan ndeshjen e sotme në shtëpi ndaj Azerbajxhanit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top