You are here
Home > Kryefaqja > Shkëndija e Tetovës në krizë të madhe, trajneri paralajmëron lëvizje: Do ta shohim!

Shkëndija e Tetovës në krizë të madhe, trajneri paralajmëron lëvizje: Do ta shohim!

Pas një aventure tërësisht zhgënjyese në Europë, Shkëndija e Tetovës e ka nisur në mënyrën më të keqe kampionatin në Maqedoninë e Veriut. Ndeshja e parë e sezonit dhe atje do të humbej me rezultatin 1-0 ndaj Akademisë Pandev.

Tërësisht zhgënjyese, me problemet e njëjta që vazhdojnë të mos zgjidhen. Shumë raste shpërdorohen nga lojtarët e Shkëndijës, për të sjellë edhe dështimin. Trajneri Qatip Osmani ka folur për këtë krizë të madhe sipas asaj që raporton “Infosport”, madje duke paralajmëruar edhe ndryshime rrënjësore.

“Është evidente se na përsëriten gabimet me realizimin dhe konkretizimi i rasteve para portës kundërshtare. Kjo gjë na ndodhte edhe në lojat në Europë, por edhe në takimet kontrolluese. U munduam me disa ndryshime të jemi më konkret, fatkeqësisht nuk i’a arritëm edhe pse krijuam disa raste. Normal nuk mjaftojnë vetëm rastet, pasi duhet të shënohet.

Sigurisht është evidente se duhet të ndryshohet diçka. Çfarë ndryshimi do të shohim, por ndyshim duhet“, ka thënë Osmani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top