You are here
Home > Futboll Bota > Shaqirin e çoi te magjishtari i maleve për ta kuruar, tani Interi kërkon në merkato Xhakën

Shaqirin e çoi te magjishtari i maleve për ta kuruar, tani Interi kërkon në merkato Xhakën

Arritja e Xherdan Shaqirit te Interi u duk si lëvizja e karrierës për futbollistin shqiptar, por nuk rezultoi si e tillë. Kjo për arsyen se sulmuesi nuk i tregoi të gjitha aftësitë e tij, për më tepër që edhe te zikaltërit nuk e treguan në maksimum profesionalizmin e tyre.

Në një moment kur Shaqiri ishte i dëmtuar, klubi i njohur i italianëve i sygjeroi që të gjente shpëtim te një magjistar që ndodhej në mal. Kjo bëri gjithë xhiron e mediave në vendin fqinj, pasi asnjëherë më parë nuk ishte dëgjuar një gjë e ngjashme.

Por pas një eksperience jo shumë të bukur, Interi kërkon një tjetër shqiptar. Këtë herë zikaltërit janë duke punuar në merkato që të transferojnë Granit Xhakën. Mbetet të shihet nëse një transferim i tillë do të kryhet, por sigurisht që nisur nga precendenti i mëparshëm me Shaqirin, Xhaka duhet të lutet që të mos dëmtohet… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top