You are here
Home > Futboll Bota > Shaqiri çmend Jurgen Klop, mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes

Shaqiri çmend Jurgen Klop, mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes

Mbrëmjen e djeshme skuadra e Liverpulit u eleminua nga Çelsi me rezultatin 1-2. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Kupë.  Në fundin e ndeshjes, Xherdan Shaqiri  pati një rast shumë të bukur, ku në qoftë se do të pasonte tek Salah, atëherë shifrat me shumë mundësi do të barazoheshin, por shqiptari nuk pasoi. Kjo është humbja e parë e “The Reds” për këtë vit, ndonëse ishte një sfidë e vlefshme për kupë.

Kjo gjë duket se e ka acaruar shumë trajnerin gjerman që drejton ekipin e Liverpulit, ku në fundit e ndeshjes u tregua qartë irritimi i tij kundrejt mesfushorit. Në konferencë për shtyp, Jurgen Klop ishte mjaft i nxehur me Shaqirin, gjë kjo që nuk mundi do ta fshihte.

“U nxeha me Xherdanin, pasi në qoftë se do ta pasonte topin tek Salah, shifrat do të ishin në barazim tashmë dhe me shumë mundësi nuk do të eleminoheshim. Për fat të keq ai nuk e bëri, detyrimisht si trajner që jam u nxeha me veprimin e Shaqirit, pasi nuk ishte i qetë. Ky është futbolli, nuk fiton gjithmon, edhe do humbasës, edhe do gabosh”,- ishin fjalët e numrit një të pankinës së kuqë, Jurgen Klop, drejtuar Xherdan Sahqirit. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top