You are here
Home > Kryefaqja > Shansi i fundit/ Shkëndija e Tetovës në “Europa League”, ja rivali me të cilin do të ndeshet

Shansi i fundit/ Shkëndija e Tetovës në “Europa League”, ja rivali me të cilin do të ndeshet

Pas atij eliminimit të befasishëm ndaj Kaljusë, duke humbur me rezultatin 1-2 në shtëpi, Shkëndija e Tetovës do të zbres në “Europa League”.  Kuqezinjtë do ta vazhdojnë aventurën e tyre në turin e dytë të këtij kompeticioni europian, atje ku do të përballen ndaj Dudelanzh.

Bëhet fjalë për skuadrën kampione të Luksemburgut, që sot u eliminua në turin e parë të “Champions League” nga Valeta, që u shpall kampione në Maltë. Pavarësisht asaj shije të hidhur që la eliminimi i papritur ndaj Kalju, për Shkëndijën e Tetovës objektivi kryesor mbetej kalimi në grupet e “Europa League”. Kjo mundësi ekziston ende, por që deri atëherë portieri duhet të ndryshohet dhe sulmi duhet të punoj tepër me konkretizimin e rasteve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top