You are here
Home > Futboll Bota > Seria e parë e telenovelës “Rashica”, e duan në “Premier League”

Seria e parë e telenovelës “Rashica”, e duan në “Premier League”

Ato dy gola të realizuara nga ana e Milot Rashicës së fundmi në kampionatin gjerman, kanë mjaftuar që emri i shqiptarit të marrë jehonë të madhe në Europë.

Sigurisht, flasim për ato skuadra europiane që kërkojnë me patjetër zhurmën për të hedhur vështrimin e tyre se çfarë është duke ndodhur. E njëjtë gjendet situata për Milot Rashicën, që tashmë e duan në “Premier League”. Për të gjithë ata që e kanë parë njëherë sulmuesin e Kosovës në fushë, i dinë më së miri aftësitë e mëdha që zotëron.

Tashmë janë mediat angleze ato që shprehen se Crystal Palace kërkon transferimin në verë të këtij lojtari nga Werder Bremen. Duke parë gjithë situatën, mund të thuhet me siguri se telenovela sapo ka filluar dhe shumë emra klubesh të tjerë do përmenden gjatë ditëve në vijim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top