You are here
Home > Kryefaqja > Sapo e bleu për 9 mln euro, tashmë shitet për 120 mln euro. Iglin thirreni thjeshtë, “i cmenduri”

Sapo e bleu për 9 mln euro, tashmë shitet për 120 mln euro. Iglin thirreni thjeshtë, “i cmenduri”

Aftësitë e Igli Tares janë diskutuar e stërdiskutuar në portalin tonë, por kjo e fundit i vë kapakun cdo fjale tonën për të. Igli Tare është “nuhatësi” më i mirë i talenteve që Shqipëria ka pasur në gjithë historinë e saj, mund të mburremi, kemi më të mirin në qarkullim.

Bëma e fundit e Iglit, është një pasuri që vlen sa një thesar. Milinkovic-Savic, mesfushori serb është një bast i Tares që ka mahnitur Serinë A. Savic është një nga mesfushorët më të mirë në kampionat, jo vetëm thyen shumë aksione, jo vetëm ndërton por në fund e njeh mirë edhe rrjetën. Një lojtar i kompletuar që Tares nuk mund ti shpëtonte.

Por nuk mbaron këtu. Tare sapo bleu kartonin e tij përfundimisht, duke pasur 100% të drejtat e këtij lojtari. Savic u ble për një shifër në kufijtë e qesharakes me atë që tashmë vlerësohet në treg, 9 mln euro ndërsa për të pasur shërbimet e këtij lojtari, cdo skuadër e interesuar duhet të derdhi të paktën 120 mln në arkën laciale.

Sigurisht pa përmendur këtu ndonjë ankand të mundshëm, nëse janë disa klube të interesuara për të, Savic mund të vlerësohet deri në 150 mln euro. Një minierë ari, e ideuar nga truri i shqipëtarit. Tare “fërkon” duart.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top