You are here
Home > Futboll Bota > Sadiku është gati për Francën! Dy super gola te Levante, në luftë me të pamundurën

Sadiku është gati për Francën! Dy super gola te Levante, në luftë me të pamundurën

Armando Sadiku është thuajse i larguar te Levante, ndërsa trajneri Lopez e ka konsideruar si jashtë projektit. Përpara pak kohësh duke e larguar nga stërvitja me grupin, duke mos e aktivizuar për asnjë minutë të vetme në miqësoret parapërgatitore, ndërsa nuk u grumbullua as për ndeshjen e parë të kampionatit.

Por gjendja e sulmuesit kuqezi duket më mirë se kurrë. Të paktën kjo përshtypje krijohet teksa shohim dy realizimet e Sadikut në stërvitjen e Levantes. Me dy gola që vinin nga distanca të konsiderueshme dhe me kordinimin perfekt, sulmuesi i Kombëtares është gati edhe për t’u përballur me Francën, ndërsa na afron ndeshja e shtatorit. Nga ana tjetër këto gola janë edhe një sinjal për trajnerin Lopez, që t’i jap një shans Sadikut në “La Liga”. /Shqiperia.ch/

 

View this post on Instagram

 

Hard Work 💪🏼 Power 🔥🙏🏻☝🏼🤲🏻 @levanteud 🐸

A post shared by Armando Sadiku (@armandosadiku_10) on

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top