You are here
Home > Kombëtarja > Rudi Vata tregon largimin nga Shqipëria: Edhe nëse do kisha 50 dollarë dhe çantën e futbollit

Rudi Vata tregon largimin nga Shqipëria: Edhe nëse do kisha 50 dollarë dhe çantën e futbollit

Rudi Vata ka marrë një detyrë dhe post të ri, ndërsa do të ndihmojë klubin e Mouscronit me gjetjen e talenteve në Belgjikë. Nëpërmjet një rrëfimi të fundit në mediat belge dhe të siguruar nga “Sport Ekspres”, figura e njohur e futbollit shqiptar ka folur për karrierën e tij.

Për ta nisur që nga mënyra sesi u largua nga Shqipëria, për t’u zhvilluar jashtë saj si futbollist. Këtë zgjedhje do ta bënte edhe në kushtet më ekstreme duke parë vendin tonë në periudhën e diktaturës, edhe sikur të kishte 50 dollarë në xhep.

“Unë kam qenë një nga mbrojtësit më të mirë qendror në vendin tim. Në 1991, pas një ndeshje me Shqipërinë kundër Francës, në Parc des Princes, vendosa të qëndroj në Francë. Unë kam lindur në një vend që kishte qenë nën diktaturë për 45 vjet. Ne u privuam nga liria, ju nuk mund të bëheni personi që keni dashur të jeni. Unë atëherë i thashë trajnerit tim që nuk do kthehesha më, se kisha nevojë për liri. Ishte koha më e mirë për t’u zhvilluar, edhe sikur të kisha vetëm 50 dollarë në xhep dhe çantën time të futbollit. Mua m’u refuzua azili politik, pasi nuk isha torturuar apo keqtrajtuar.

Kam mësuar gjashtë gjuhë gjatë gjithë karrierës time, kam zbuluar kultura të ndryshme. Unë kam qenë gjithmonë i uritur për sukses. Doja të isha kapiten i Shqipërisë që nga fëmijëria. Mbaj mend që kur arrita në Kotbus, më quanin si Bekenbaueri shqiptar. Por trajneri as që donte t’ia dinte. Nëse je në Gjermani, duhet të jesh 20% më i mirë se ta, ndryshe nuk luan”, shprehet Vata.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top