You are here
Home > Futboll Bota > Rrengu i vitit! Kushuriri fantazmë i Xhakës, shqiptarët tallen me mediat britanike: Shaka, nuk e kam asgjë

Rrengu i vitit! Kushuriri fantazmë i Xhakës, shqiptarët tallen me mediat britanike: Shaka, nuk e kam asgjë

Granit Xhaka është një prej lojtarëve më të kërkuar në merkaton e verës, me ekipet e njohura europiane që e kërkojnë për ta marrë në skuadër, duke parë se Arsenali nuk mund t’i sigurojë “Champions Leaguen” as këtë vit. Në bazë të mediave të ndryshme britanike, Interi është më afër mesfushorit me origjinë shqiptare.

Por rrengu i vitit dhe një histori komike ka ardhur nga disa tifozë të Interit në Kosovë. Një person i quajtur Agron Krasniqi, ka bërë xhiron e mediave britanike më të njohura, teksa është shprehur se kishte informacione si kushuriri i Granit Xhakës, se ky i fundit do të firmoste me Interin për 55 milionë euro.

Kaq duhej që lajmi të merrte dhenë në Angli dhe Itali, ndërsa gazetarë të ndryshme kanë bombarduar me mesazhe Agon Krasniqin, që supozohej të ishte kushuriri i Granit Xhakës. Duke parë se shakaja deri diku pa kripë, i kishte kaluar caqet, ka ardhur edhe reagimi i Agonit, që është shprehur se nuk e kishte asgjë lojtarin e Arsenalit dhe e gjithë historia ishte e sajuar.

“Shumica prej juve e keni pa që ka filluar një temë në lidhje me një transferim të mundshëm të Granit Xhakës në Inter. Kjo temë u hapë= nga Gani Gashi, ka vazhduar me Paqësor Bilallin në drejtim timin, dhe unë kam kthy një koment. Ka filluar si humor por jemi bërë lajm viral në Twitter dhe Instagram. Arsyeja pse po shkruaj është që ne si Maniakë të Interit dhe personalisht unë si ‘Tezaku’ (nuk e kam tezak as asgjë), është duke mu përmend emri në rrjetet sociale dhe emri im përdoret nga gazetarë, media dhe portale të ndryshme”, shkruan Agon Krasniqi. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top