You are here
Home > Kombëtarja > Roshi… ku ishe? Ramadani shënon super gol në minutat e fundit, Shqipëria fiton me Moldavinë

Roshi… ku ishe? Ramadani shënon super gol në minutat e fundit, Shqipëria fiton me Moldavinë

Minutë pas minute

94′ Mbyllet takimi. Shqipëri-Moldavi 2-0.

92′ Super gol Ramadani me një gjuajtje nga distanca. Shqipëri-Moldavi 2-0.

84′ Kaçe del nga fusha dhe vendin e tij e merr Qose.

78′ Shqipëria tërhiqet prapa, trajneri Reja u kërkon të tijëve të dalin përpara.

72′ Reja udhëzon Kaçen dhe kërkon më shumë qetësi në kontrollin e lojës.

65′ Shqipëria gjen golin. Odise Roshi nuk përmbahet në krahun e majtë, me Cikalleshin që nuk gabon me portën e boshatisur. Shqipëri-Moldavi 1-0.

58′ Ovacione në “Elbasan Arena”, Odse Roshi i merr vendin Lenjanit.

56′ Reja nxiton me Cikalleshin për t’u futur në fushë dhe largon Armando Sadikun.

53′ Shqipëria nuk po del në lojën e saj, Moldavia rrezikon me një gjuajtje nga distanca.

46′ Nis pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë 0-0. Trajneri Reja shfryn dhe i drejtohet dhomave të zhveshjes.

40′ Vazhdon takimi në rezultatin e bardhë 0-0. Trajneri Reja komunikon gjithmonë me Elseid Hysajn.

35′ Reja nuk përmbahet në pankinë pas rasteve të shpërdoruara nga Shqipëria.

32′ Momenti i dyshimtë. Sadiku godet dhe lojtari i Moldavisë kap topin me dorë. Të gjithë duan penallti, por gjyqtari heziton dhe nuk e jep.

27′ Ulërima nga Reja në pankinë. I kërkon Kaçes dhe Ramadanit të luajnë me zemër.

24′ Tjetër shans i artë, krosimi i Hysajt dhe gjuajtje e Uzunit nga afër zonës, ka përfunduar jashtë portës. Sadiku kërkon tifozët dhe ndizet “Elbasan Arena”.

23′ Një gjuajtje e mrekullueshme e Sadikut nga distanca, ndalet nga portieri i Moldavisë.

17′ Mungojnë aksionet e rrezikshme. Loja përqëndrohet në mesfushë dhe topi zotërohet nga kuqezinjtë.

10′ Moldavia krijon aksione të rrezikshme dhe trajneri Reja u kërkon më shumë përqendrim futbollistëve të tij.

4′ Aksioni i rrezikshëm i Shqipërisë. Hysaj ndodhet me topin në zonë, por krosimi është i gabuar.

1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë miqtë.

LIVE Shqipëri-Moldavi 1-0 Roshi 65′

Përpara ndeshje

Shqipëria do të luajë pas pak minutash përballë Moldavisë, për të grumbulluar tre pikë që do e ngjisnin në grupin e kualifikueseve të Europianit. Në ndeshjen e shkuar kemi humbur me rezultatin 1-0 ndaj Islandës, prandaj një fitore e sotme është e detyruar është për pjesën psikologjike të lojtarëve.

Ndërkohë vetëm para pak minutash janë publikuar formacionet zyrtare nga “UEFA”, që mund t’i shihni më poshtë:

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top