You are here
Home > Futboll Bota > Roma mund t’i japë një dorë Berat Gjimshitit, nuk ka nevojë për kalim në Turqi

Roma mund t’i japë një dorë Berat Gjimshitit, nuk ka nevojë për kalim në Turqi

Mund të themi se Berat Gjimshit po kalon një moment jo të mirë tek skuadra e Atalantës. Me këta të fundit deri në këtë sezon ka mundur të luajë 8 sfida, ndërsa edhe një gol e super paraqitje ndaj Interit, nuk ka mjaftuar për të siguruar vendin e titullarit.

Është pikërisht mbrojtësi tjetër bergamas, i riu Mancini, që shpeshherë e kemi parë në qendër të mbrojtjes në vendin e Gjimshitit. Italiani ka treguar një rendiment tepër të lartë dhe e ka merituar këtë vend, saqë shpesh herë ka qënë edhe përcaktues në fushën e blertë, duke shënuar në portën kundërshtare. Kjo gjë është vënë re edhe nga skuadrat e tjera, ndërsa është Roma e cila ka hyrë në tratative për të marrë shërbimet e mbrojtësit italian.

Skuadra e kryeqytetit i ka paraqitur Atalantës plot 25 milion euro për të marrë shërbimet e italianit Mancini. Nga krahu tjetër bergamasët nuk duan ta largojnë qendërmbrojtësin e tyre, por ende vazhdojnë bisedimet mes palëve.

Me një largim të mundshëm të Mancinit nga skuadra e Atalantës,  Gjimshiti mund të ketë më shumë hapësira në fushën e lojës dhe nuk do e ketë të nevojshme një largim drejt Turqisë, ashtu si u përfol më parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top