You are here
Home > Boks > Rikthimi i madh i “Tajsonit shqiptar”, Nuri Seferi ndeshet të shtunën ndaj boksierit gjerman

Rikthimi i madh i “Tajsonit shqiptar”, Nuri Seferi ndeshet të shtunën ndaj boksierit gjerman

Koha është drejt fundit dhe boksierët janë gati të zbresin në arenë. Nuri Seferi do të ndeshet në ditën e shtunë, 25 maj, kundër boksierit të njohur gjerman, Rad Rashid.

Rikthimi i madh ky i “luftëtarit shqiptar”, që ndryshe njihet edhe me nofkën “Tajsoni shqiptar”. Por pavarësisht se luan ndaj një rivali të kalibrit të lartë, Seferi premton fitoren duke ditur këmbënguljen e tij të madhe dhe shpirtin luftarak.

Për më tepër që stërvitja intensive ka nisur prej kohësh, duke kaluar gjithçka në plan të dytë, vetëm për të dalë me fitore nga ringu. “Sport Halle Grossmat Kirchberg” pritet të jetë e tejmbushur me tifozët shqiptarë, me biletat që po vazhdon të shiten(i gjeni këtu). /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top