You are here
Home > Futboll Bota > Reja fërkon duart/ Bekim Balaj i papërmbajtshëm, realizon dopietë në Austri

Reja fërkon duart/ Bekim Balaj i papërmbajtshëm, realizon dopietë në Austri

Bekim Balaj ka gjetur rrjetën në kampionatin austriak, madje duke shënuar dy gola në takimin që Sturm Grazi fitoi në transfertën e Altach në shifrat 1-2. Mënyra e realizimit ishte ajo klasike, me sulmuesin shkodran që e dërgon topin në rrjetë falë kordinimit të saktë me kokë në pjesën e parë. Për të mbërritur edhe në minutën e 85, kur do të vinte edhe goli i dytë personal në këtë takim.

Ky ishte realizimi i tretë në këtë sezon për Balajn, pas kësaj dopiete, ndërsa të parin e kishte gjetur në debutim. Në mënyrën më të mirë ky futbollist përshëndet ftesën e dërguar nga trajneri Reja, pavarësisht disa dyshimeve të vogla që mund të ekzistonin për përfshirjen e tij në listë, apo grumbullimin e ndonjë elementi të ri. /Shqiperia.ch /

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top