You are here
Home > Futboll Bota > Reagimi i Shaqirit në finale, debat në Kosovë: I pashkollë! Ngatërron shqipen me araben

Reagimi i Shaqirit në finale, debat në Kosovë: I pashkollë! Ngatërron shqipen me araben

Në Kosovë është hapur një debat i madh në ditët e fundit, pas postimit që ka bërë Xherdan Shaqiri në rrjetet sociale me trofeun e “Champions League”. Lojtari me origjinë shqiptare ka bërë një falenderim për Zotin rreth këtij suksesi, duke shkruajtur “Elhamdulilah”.

Por polemikat e zjarrta do i ndizte këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi, që e ka sulmuar hapur Shaqirin duke e etiketuar si një njeri të pashkollë. Madje shkohet edhe më tej, teksa Latifi ka thënë se lojtari i Liverpulit nuk është në gjendje të bëjë dallimin mes shqipes dhe arabes. Në këtë debat janë futur edhe shumë personalitete të tjera shqiptare në Kosovë, pasi është prekur një temë e ndjeshme fetare.

Këto ishin fjalët e Latifit për Shaqirin: “Shumë vite më parë, rastësisht, e pata dëgjuar njërin duke i thënë një tjetri: “Shqiptarit me Kuran i lejohet me i pasë katër gra’! Xherdan Shaqiri është në kategorinë e këtyre njerëzve që, në mungesë të shkollimit, nuk e kanë aftësinë të dallojne kufijtë e identiteteve që kanë. Ata nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes asaj çka është shqiptare dhe asaj çka është arabe, ose turke e sllave. Aq më pak janë në gjëndje të dijnë origjinën e fjalëve që përdorin dhe dallimin mes etnicitetit e religjionit. Mos kërkoni prej djalit atë që me kohë nuk ia dhanë as familja, e as shoqëria”, shkruan këshilltari i Kadri Veselit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top