You are here
Home > Kombëtarja A > Reagimi befasues/ Familjari i Kamberit për menaxherin e Kosovës: Po nxit urrejtje mes shqiptarëve

Reagimi befasues/ Familjari i Kamberit për menaxherin e Kosovës: Po nxit urrejtje mes shqiptarëve

Një reagim befasues dhe shumë i ashpër ka ardhur në lidhje me menaxherin e Kosovës, Bajram Shala për çështjen Kamberi. Zyrtari i dardanëve doli në intervistë për “Sporti në RTV Dukagjini” dhe u shpreh se Kamberi nuk fliste kurrë për Shqipërinë më para dhe nuk e shihte si mundësi për ta pranuar. Gjithashtu duke përmendur se sulmuesi i Hibernianit duhej që t’i kthente një përgjigje Kosovës për zgjedhjen e tij përfundimtare.

Një deklaratë kjo e cila nisi me fjalët: “Të jemi korrekt tani me tifozët e Kosovës dhe Kombëtares së Kosovës”. Pa iu futur diskutimit që Kosova është përfaqësuese dhe jo Kombëtare, Bajram Shalës i del gënjeshtra në shesh. Të paktën kjo është ajo që vjen nga një prej familjarëve të Florianit, Adrian Kamberi, i cili shprehet se Bajram Shala po gënjen hapur.

Reagimi i plotë

FFK’ja dhe tifozët e Kosovës t’i kërkojnë llogari Bajram Shalës

E përcjella me vëmendje deklaratën e menaxherit të Kosovës, Bajram Shalës për Ndrec Gjonaj në TV-Dukagjin. Është për të ardhur keq se si Federata e Kosovës jep një detyrë aq të rëndësishme një djali të pa përgatitur e të pa sinqertë. I cili jo vetëm ne rastin “Kamberi” por edhe rastet e tjera po gënjen dhe po nxite urrejtje mes shqiptareve.

PËR HIR TË SË VËRTETËS sa i përket angazhimit të Florianit me përfaqësuesen e Kosovës ka pasur shumë pak kontakte, arsyen e din FFK’ja.

Mes FFK’së dhe Forianit ka qenë një takim i imi me të ndjerin Fadil Vokrri dhe një bisedë e shkurtër telefonike e Florianit me B.Shalën. Atë kohë Floriani ishte në huazim të Hibernian dhe Floriani i ka kërkuar zotëri Shalës kohë që fillimisht të rehatohet në ekip e ri dhe më pas të vendosë se a do të luaj për shqiptarët (Kosovën apo Shqipërinë) apo për zviceranët.

Por çuditërisht, që atëherë (një vit e gjysmë më parë) ndryshe prej tjerëve, (Shqipërisë dhe Zvicrës) të cilët e kanë kontaktuar disa herë madje edhe përcjellë në disa lojë, Kosova NUK e ka bërë një gjë të tillë. Edhe pse kemi deklaruar publikisht, dhe dërguar edhe e-mail zyrtare që Floriani është i hapur për tri kombëtarët për bisedime dhe shumë shpejt do të marrë një vendim. B. Shala nuk është përgjigjur!

Ditëve të fundit pasi që biseduam me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Zvicrës, kemi kërkuar, sidomos unë personalisht se një gjë e tillë të ndodhë edhe me Kosovën, nuk i kemi lutur që të Floriani të luaj për Kosovën, e as ultimatum e asgjë tjetër, vetëm të ulemi të bisedojmë dhe t’i shohim mundësitë e përbashkëta – një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur dhe krejt çka kemi dëgjuar nga gazetarët e Kosovës është, se ky zotëria ne fjalë (B.Shala) iu ka thënë se “Floriani nuk dëshiron të luaj për Kosovën”. Kjo ka qenë një gënjeshtër e radhës e tij (Bajram Shalës), për këtë gjë duhet vetëm federata të marrë masat e saj ndaj tij, NE asnjëherë nuk kemi përjashtuar Kosovën si mundësi. Pra nëse zotëria në fjalë ka pritur nga ne, që ta thërrasim e ta endim klubeve të natës nëpër Skoci, e ka gabim!

Si do që të jetë ne ditët ne vazhdim do të sqarohet gjithçka sa i parkete të ardhmes së Florianit.

Gjithashtu ne kërkojmë nga tifozët e Kosovës dhe Shqipërisë t’i ndalojnë komentet fyese ndaj njeri-tjetrit. Ne, në njëfarë mënyre kuptojmë ato që vijnë po nga Zvicra por asnjëherë ato mes Kosovës dhe Shqipërisë, tek e fundit për ne, Familjen Kamberi, Kosova dhe Shqipëria gjithmonë kane me qenë prioritare dhe suksesi i secilës kombëtare do të na gëzoje si gjithmonë, pa marrë parasysh se ku do të luaji Floriani.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top