You are here
Home > Kombëtarja > “Raketa” nuk shpërthen dot për 90 minuta, shpatullat e Shqipërisë janë te Myrto Uzuni

“Raketa” nuk shpërthen dot për 90 minuta, shpatullat e Shqipërisë janë te Myrto Uzuni

Ndeshjet e qershorit që do të ketë Shqipëria për kualifikueset e Europianit po afrojnë gjithmonë e më shumë, ndërsa me kërshëri presim mënyrën sesi Reja do të paraqitet në fushën e lojës me skemën e tij.

Këtë herë pritet të ketë edhe disa rikthime, si i ai i Odise Roshit. Futbollisti i Akhmat Gronzit do t’i bashkohet Kombëtares pas një kohe të gjatë, megjithëse këtë herë gjen një konkurrencë të madhe te kuqezinjtë.

Myrto Uzuni dhe Eros Grezda janë lojtarët që kanë marrë krahun në ndeshjet e fundit, ndërsa edhe Endri Çekiçi po kalon një formë të jashtëzakonshme me Ljubjanën këto kohë. Për këtë të fundit nuk dihet ende nëse ka mbërritur ftesa, por balotazhi për një vend titullari pritet të jetë mes Myrto Uzunit dhe Eros Grezdës.

Nisur nga ndeshjet që mesfushori vlonjat ka zhvilluar me Kombëtaren dhe dëmtimi i gjatë që e ka lënë jashtë fushës, “raketa” nuk mund të shpërthej dot për 90 minuta të plota ndaj Islandës. Pritet që edhe këtë herë “shpatullat” e Shqipërisë në organizimin e lojës sulmuese të jenë te Myrto Uzuni, për daljet në krahë. Megjithatë duke parë ritmin dhe rezultatin e lojës, Odise Roshi do të ishte një zëvendësim ideal për t’i hapur probleme kundërshtarëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top