You are here
Home > Futboll Bota > Qesharake/ Janë pak tifozë, te dhoma e VAR-it festohet sepse e pëson Reali i Madridit (VIDEO)

Qesharake/ Janë pak tifozë, te dhoma e VAR-it festohet sepse e pëson Reali i Madridit (VIDEO)

Nuk kanë të përfunduar skandalet që vijnë edhe nga elita e futbollit europian. Këtë herë bëhet fjalë për “La Ligan”, që VAR-in po e keqpërdorin me plotë kuptimin e fjalës. Tendenca për të dënuar Realin e Madridit është e qartë, ndërsa ditën e djeshme këta të fundit ndihen të vjedhur për dy penallti të padhëna në favor të tyre.

Munuera Montero ishte kryesori në dhomën e VAR-it, atje ku edhe merren vendimet më të rëndësishme. Nëse Reali ndihet i vjedhur, atëherë përgjegjësia bie mbi Monteron. Së fundmi, mediat spanjolle e shtojnë dozën e skandalit.

Po i njëjti kryesor, filmohet duke festuar, teksa ishte duke monitoruar dhe bërë detyrën e tij, pasi Eibari do t’i shënonte Realit. Përveç një skandal i madh, kjo është edhe një skenë qesharake, teksa njerëz të caktuar harrojnë detyrën e tyre për një moment për t’u kthyer në tifoz. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top