You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Protesta masive në Tiranë, futbollisti në Shqipëri braktis edhe stërvitjen për t’iu bashkuar

Protesta masive në Tiranë, futbollisti në Shqipëri braktis edhe stërvitjen për t’iu bashkuar

Prej disa ditësh Shqipëria po has protesta masive nga studentët, të cilët kërkojnë të drejtat e tyre dhe llogari, për trajtimin jo të duhur që po i bëhet nga Ministria e Arsimit. Këtu janë bashkuar edhe shumë qytetarë të thjeshtë, të cilët kërkojnë të ndryshojnë diçka, në Shqipërinë “e vrarë” nga politika.

Së fundmi, edhe një futbollist nga kampionati shqiptar i është bashkuar kësaj proteste, madje duke braktisur edhe stërvitjen. Bëhet fjalë për mbrojtësin Tefik Osmani, i cili është gjendur në kryeqytet gjatë ditës së sotme, për të qenë së bashku me pjesën tjetër të qytetarëve.

“Forca më e madhe e Shqipërisë jeni ju. Ia vlen të mos shkosh në stërvitje dhe t’ju mbështetësh”, shkruan në “Facebook” futbollisti i Teutës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top