You are here
Home > Kombëtarja > Presidenti i FSHF-së për trajnerin: Kjo është ajo që më bindi te Reja, i njihte lojtarët shqiptarë

Presidenti i FSHF-së për trajnerin: Kjo është ajo që më bindi te Reja, i njihte lojtarët shqiptarë

Shqipëria i ka dhënë fund dilemës sa i përket çështjes se kush do të jetë trajneri i ri i saj. Stolin e Kombëtares e ka marrë tekniku i njohur, Reja.

Së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, është bërë prezantimi gjatë ditës së sotme në kryeqytet. Ndërkohë vetë Duka i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve, sa i përket arsyes se përse u zgjodh të jetë Reja në krye të kuqezinjëve tanë.

“Nuk ka nevojë për shumë prezantim rreth Rejas, pasi i flet karriera. Ashtu siç edhe dihej nga të gjithë ju, pasi mediat sportive kishin shkruar prej kohësh. Unë e kam takuar rastësisht këtë trajner në Shkodër, pas ndeshjes me Turqinë, ku i kërkova një mendim të përgjithshëm rreth asaj që pa në fushën e lojës. Pikërisht në atë moment fillova ta mendoj si një kandidat të mundshëm.

Çfarë më bindi? Gjithë biseda në atë tavolinë, mënyra sesi Reja i shtronte problemet. Ai i njihte të gjithë lojtarët shqiptarë që ishin rrotull nesh, pastaj edhe eksperienca e madhe”, ka thënë Duka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top