You are here
Home > Kombëtarja > Prapaskena/ Kamberi te kuqezinjtë: Bajram Shala nuk po e thotë të vërtetën

Prapaskena/ Kamberi te kuqezinjtë: Bajram Shala nuk po e thotë të vërtetën

Florian Kamberi pritet të jetë afrimi i madh i Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit. Një tip sulmuesi që i mungonte kuqezinjëve, pasi mjaftojnë ndeshjet që ka bërë ky futbollist te Hiberniani për të kuptuar se çfarë po vjen te Shqipëria.

Jo vetëm saktësi në gjuajtje, por edhe aftësi dribluese për të zgjidhur ndeshjen i vetëm. Në garë për këtë sulmues dhe si mundësi ishte edhe Zvicra me Kosovën. Sa i përket dardanëve, menaxheri i Kosovës, Bajram Shala, u shpreh se lojtari duhej t’i kthente një përgjigje dhe se nuk e përmendte kurrë Shqipërinë më parë. “Sa për të qenë korrekt me tifozët dhe opinionin. E kemi kontaktuar Kamberin dhe ka një vit e gjysmë që kam pasur kontakt direkt me Kamberin. Atëherë nuk ka qenë i gatshëm të luajë për Kosovën dhe ka kërkuar kohë të marrë vendimin. Në fakt, ka marrë shumë kohë për të arritur në një përfundim.

Kanë dalë disa spekulime në verë dhe ne e kishim lënë që pasi të merrte një vendim të na thoshte: “Kam vendosur për Kosovën” apo “Kam vendosur për Zvicrën”. Sepse në ato kohë ai i përmendte këto dy Kombëtare, por asnjëherë Shqipërinë. Tani nuk mund të tregohemi “symbyllur” dhe të themi që nuk kemi parë asnjë shkrim të mediave, por nuk e kemi marrë një përgjigje zyrtare”, u shpreh Shala.

Por si qendron e vërteta në këtë rast? “Sport Ekspres” ka mësuar të dhëna të reja sa i përket Florian Kamberit dhe zgjedhjes së tij: “Bajram Shala(menaxheri i Kosovës) si gjithmonë nuk e thotë të vërtetën. Shqipëria ishte më e interesuar sa i përket Florianit. Jemi takuar dhe kemi biseduar. Madje kanë qenë më të interesuar dhe më profesionist se edhe vetë Zvicra. Kanë kërkuar që të vijë për ndeshjet e nëntorit.  Gjithashtu po punohet që të zgjidhen problemet e dokumentacionit brenda kësaj kohe”, përfundon burimi ynë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top