You are here
Home > Futboll Bota > Prapaskena/ Atletiko Madridi kërkoi kartonin e shkodranit, u tërhoqën pas 40 milionë eurove

Prapaskena/ Atletiko Madridi kërkoi kartonin e shkodranit, u tërhoqën pas 40 milionë eurove

“CalcioNapoli24” me burime të sigurta pranë klubit të Atletiko Madridit, shprehet se ka pasur një interesim konkret të spanjollëve në drejtim të Elseid Hysajt.

Drejtues të Atletikos kanë kërkuar kartonin e futbollistit të Kombëtares, por janë ndalur vetëm në vlerën e tij. Presidenti De Laurentis është shprehur se nuk e lëshon Hysajn për më pak se 40 milionë euro, shifër kjo që është parë si e tepërt.

Për këtë arsye, Atletiko është tërhequr menjëherë nga pretendimet e saj. Tashmë Hysaj do të qëndrojë te Napoli sipas të gjitha gjasave, përveç ndonjë rast përjashtimi që mund të ndryshojë gjithçka në këtë situatë. Këtu flasim për një shifër të çmendur që do të mbushte mendjen e presidentit të Napolit, për të lënë të lirë mbrojtësin shkodran. Aktualisht situata është e tillë, me klubin italian që po e llogarit lojtarin tonë për pjesën e mbetur të kampionatit, deri në momentin që një shumë e madhe parash do të vendoset poshtë derës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top