You are here
Home > Futboll Bota > Prapakthehu për Florian Kamberin, ndryshon gjithë rrjedha e parashikimit në Skoci

Prapakthehu për Florian Kamberin, ndryshon gjithë rrjedha e parashikimit në Skoci

“Shqiperia.ch” ka publikuar në mënyrë ekskluzive në ditën e djeshme, se Florian Kamberi mund t’i bashkohet kuqezinjve në shtator. Gjasat janë të mëdha që të ndodh një gjë e tillë, pasi në garë janë vetëm Shqipëria dhe Zvicra.

Te këta të fundit sulmuesi i Hibernianit nuk i ka hapësirat e duhura dhe shanset rriten për përfaqësimin e fanellës së Kombëtares. Deri atëherë duhet të presim, ndërkohë që një prapakthehu ka ardhur për Kamberin në Skoci.

Të gjithë e parashikonin thuajse të larguar nga Hibernianin, për shkak të disa problemeve që kishte hapur shpeshherë në skuadër. Por do të ishte së fundmi vetë trajneri i Hibernianit, Paul Heckinbottom, që do të ndryshonte gjithë historinë: “Kamberi është lojtari ynë dhe ne po shohim që të ndërtojmë me të skuadrën. Nuk jemi në pozicion që të shesim. Duam të krijojmë diçka, të ndërtojmë në këtë mënyrë, që të jemi sa më të fortë. Përfundimisht Kamberi është në planet tona për të shkuar përpara”, ka thënë trajneri i Hibernianit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top