You are here
Home > Kombëtarja > Pranë familjeve të prekura nga tërmeti, Strakosha dhe Skela: Jo vetëm për kamerat

Pranë familjeve të prekura nga tërmeti, Strakosha dhe Skela: Jo vetëm për kamerat

Pasditen e sotme do të luhet edhe ndeshja e bamirësisë mes legjendave të Shqipërisë, Greqisë, Italisë dhe Turqisë për familjet e prekura nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Ndërkohë legjendat kuqezi kanë shkuar për të parë nga afër gjendjen e familjeve dhe vendin që u prek nga lëkundjet e forta të më shumë se një muaji më parë.

Kuqezinjtë janë bërë një me dhimbjen e banorëve dhe kjo dallohet qartë edhe në fytyrën e tyre. Ervin Skela është shprehur gati i përlotur se gjendja është edhe më keq se sa e kishte imagjinuar.

“Komplet ndryshe nga si e kisha imagjinuar. Mua mu bë mishi kokrra kokrra tani që po e shikoj. Zotu u dhëntë forcë këtyre njerëzve. Ne po bëjmë gjënë më të vogël, asgjë spo bejmë”, ka thënë ish-mesfushori kuqezi për “Report TV”.

Ndërkohë, ish-portieri i Shqipërisë, Foto Strakosha ka thënë se të gjithë duhet të ndihmojnë në këtë situatë dhe një gjë e tillë është mirë që të bëhet edhe jashtë kamerave dhe jo vetëm për të krijuar përshtypjen se po bëjnë mirë.

“E ka për detyrë çdo shqiptar për të qenë pranë familjeve në nevojë. Besoj se edhe ne e kemi për detyrë. Mirë është që ndonjëherë të bëhet edhe larg dritave dhe kamerave, sepse atë ndihmë që dikush do të sjellë për familjet në nevojë nuk e bëjmë për treguar se ndihmuan por e bëjnë sepse duhet të gjendemi pranë njëri-tjetrit në këto momente”, është shprehur Strakosha.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top