You are here
Home > Kosova > “Plisat” ndërrojnë tribunën por jo simbolikën: Kumanovë jemi me ju

“Plisat” ndërrojnë tribunën por jo simbolikën: Kumanovë jemi me ju

Tifozët prishtinali e kanë nisur javën e 11-të me një lajm jo të mirë për ta por të detyruar nga rrethanat. Ndeshja me Dritën ishte edhe një zhvendosje për “Plisat” nga tribuna e lindjes ku edhe vet kjo tifozeri lindi, u krijua, tek tribuna e jugut. Në njoftimin e tyre tifozët shprehen se ky ndryshim bëhet për të përmirësuar më tepër grupin dhe përkrahjen ndaj skuadrës.

Vërtet që “Plisat” ndërruan tribunë por zakoni i tyre mbetet i njejtë, padiskutim, në përkrahjen ndaj skuadrës dhe mesazhet simbolike. Banderola të shumta janë hapur gjatë fitores me Dritën në rezultatin 1 me 0 teksa në sy bie një mesazh për shqiptarët e Kumanovës. “Nëse jemi  të bashkuar, e pamundura bëhet e mundur. Kumanovë jemi me ty”- ka qenë thirrja e tifozëve kryeqytetas.

Apo “Lindja ishte lindja jonë, epoka e re në jug vazhdon” si për të treguar se historia 32 vjecare e tribunës lindore vetëm sa është spostuar në një ambjent të ri e nuk është shuar kurrë. Me fitoren e sotme Prishtina i afrohet vendeve të para me 20 pikë teksa skuadra nën drejtimin e Armend Dallkut ka gjetur qetësinë dhe rezultatin e shumë kërkuar./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top