You are here
Home > Futboll Bota > Plasin aludimet për Florian Kamberin, sulmuesi shqiptar heq dorë përfundimisht nga Zvicra?

Plasin aludimet për Florian Kamberin, sulmuesi shqiptar heq dorë përfundimisht nga Zvicra?

Në orët e fundit janë përhapur shumë aludime në Kosovë sa i përket Florian Kamberit. Një emër jo i panjohur, pasi “Shqiperia.ch” ka folur gjithmonë për këtë rast. Sulmuesi më produktiv shqiptar, ka qënë pjesë e Hibernianit në Skoci sezonin që lamë pas, ndërsa pritet edhe zyrtarizimi i një ekipi të ri në merkaton e verës.

Një futbollist që bën diferencën në fushën e lojës, pasi jo vetëm që e nuhat lehtësisht portën, por është i mirë edhe në driblimet apo zgjidhjen e ndeshjes në mënyrë individuale. Shqipëria ka qënë e interesuar prej kohësh për të, por dëshira e Kamberit ishte vetëm Zvicra.

Megjithatë helvetët i kanë pasur dyert e mbyllura, me lojtarin që ka nisur me shënjat e shqiponjës dhe flamurit tonë kombëtares duke i shtuar në rrjetet sociale. Të jetë kjo një shenjë? Ende nuk dihet saktësisht, por në Kosovë është ngritur hipoteza se Kamberi mund t’i bashkohet dardansve që në shtator. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top