You are here
Home > Kryefaqja > Plas sherri në stërvitje te Shkëndija e Tetovës, konflikt verbal mes Micit dhe Ibrahimit

Plas sherri në stërvitje te Shkëndija e Tetovës, konflikt verbal mes Micit dhe Ibrahimit

Shkëndija e Tetovës po kalon një nga momentet më të vështira në vitet e fundit. Ekipi shqiptar dështoi në ndeshjet e Europës, duke dalë tërësisht nga pritshmëritë e tifozëve.

E njëjta histori vazhdoi edhe në nisjen e sezonit të ri, duke humbur me rezultatin 1-0 ndaj Akademija Pandev. Së fundmi raportohet nga “Shkëndija mbi të gjitha”, se ka pasur edhe një konflikt verbal mes dy lojtarëve në stërvitje.

Bëhet fjalë për Gledi Micin dhe Agim Ibrahimin. Fajtor duket të jetë ky i fundit, që ka marrë edhe një dënim nga klubi, ndërsa pretendohej që të ishte lider i skuadrës shqiptare në Tetovë. Nervat nuk po kontrollohen nga ana e Ibrahimit, që një gjobë tjetër e ka nga UEFA për sjelljen aspak të pranueshme para gjyqtarit në takimin ndaj Duddelanges. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top