You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Pjesa e mbetur histori! Shkëndija tregon tetorin, e mbyll përpara trimërisë së Micit ndaj Vardarit

Pjesa e mbetur histori! Shkëndija tregon tetorin, e mbyll përpara trimërisë së Micit ndaj Vardarit

Shkëndija e Tetovës, ekipit shqiptar që merr pjesë në kampionatin që zhvillohet në Maqedoni, ka bërë rezymen e muajit tetor, që i ka buzëqeshur aq shumë kuqezinjve tanë. Kampionati nuk nisi në mënyrën më të mirë për ta, ndërsa Vardari po vazhdonte shkëputjen, por jo për shumë kohë.

Do të ishte vetë Shkëndija që do të kujdesej për këtë gjë, ndërsa diferenca e pikëve u shkurtua ndjeshëm dhe Vardari humbi me rezultatin 0-2 në ndeshjen direkte. Ky moment nuk kishte sesi të vendosej në momentet më të mira në videon e publikuar nga ekipi shqiptar, por duke u treguar paksa më të kujdesshëm, për të mos treguar më gjatë momentin e festimit të golit të dytë.

Çfarë ndodhi aty? Historisë i përket. Një tifoz i Vardarit kërkonte të kalonte rrethimin e stadiumit duke lëshuar një lumë të sharash ndaj futbollistëve shqiptarë, ndërsa disa prej lojtarëve të Shkëndijës me në krye Gledi Micin, e ftojnë me trimëri për të zbritur dhe për të ardhur në fushë. Pavarësisht se një moment i tillë nuk mund të pasqyrohej sërish, por në muajin tetor, kjo është e vetmja gjë që nuk mund të harrohet për asnjë arsye. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top