You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Përse të pritet nga qielli dhe me duar të kryqëzuara? Kosova e ka zgjidhjen për Arbër Zeneli

Përse të pritet nga qielli dhe me duar të kryqëzuara? Kosova e ka zgjidhjen për Arbër Zeneli

Dëmtimi serioz i pësuar nga Arbër Zeneli ndaj Malit të Zi, ishte një lajm i keq për dardanët, që duhet të heqin dorë nga ky futbollist për 7 muajt në vazhdim. Cili do të jetë zëvendësuesi ideal i Zenelit? Kjo është enigma, duke ditur që me aftësitë e lojtarit të Reimsit, pak zëvendësues do të jenë të denjë.

Shaland e ka dhënë një zgjidhje me ndryshimin e Rashicës që kaloi në krahun e majtë dhe Zhegrovën që mori të djathtin. Gjithsesi ky i fundit nuk premton siguri të madhe për të luajtur në ndeshjet kyçe të shtatorit.

Ndoshta më shumë sesa të shihet duke u lutur me sytë nga qielli që futbollistë të tjerë të braktisin Kombëtaret e tyre në Europë dhe t’i bashkohen Kosovës, e mira gjendet shumë pranë. Bernard Berisha po kalon një formë të jashtëzakonshme me Akhmat Gronzin, duke shënuar në tre ndeshje rradhazi me ekipin rus. I papërmbajtshëm në krahë dhe me një saktësi në rritje për goditjet në portë, trajneri Shaland duhet ta mendoj edhe këtë formulë për skemat e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top